Vai al contenuto

Questo documento è pubblicato solo in albanese e il testo albanese è quello che fa fede. Se un punto non è chiaro, ci scriva e glielo spiegheremo.

← Dokumentet ligjore

Njoftim për cookies

Përditësuar më 28 shtator 2026

Kjo faqe rendit gjithçka që AlbNova ruan në shfletuesin tuaj: emrin e secilës, çfarë bën, sa gjatë qëndron dhe nëse ju duhet ta lejoni. Është shkruar duke u nisur nga ajo që kodi vërtet vendos, jo nga një model i përgjithshëm — lista më poshtë gjenerohet nga i njëjti regjistër që ushqen edhe banderolën, prandaj të dyja nuk kanë si të thonë gjëra të ndryshme.

1. Çfarë është një cookie

Një cookie është një copëz e vogël teksti që një faqe interneti i kërkon shfletuesit tuaj ta ruajë dhe ia kthen në vizitën tjetër. Vetë ligji nuk flet vetëm për cookies: ai mbulon çdo ruajtje ose lexim informacioni në pajisjen tuaj. Prandaj në këtë faqe kemi renditur edhe atë që ruajmë në hapësirën lokale të shfletuesit, edhe pse teknikisht nuk është cookie.

Zërat e domosdoshëm më poshtë i vendos vetë kjo faqe. E vetmja cookie e një pale të tretë është Google Analytics, dhe ajo vihet në punë vetëm pasi ta lejoni te kategoria e matjes (seksioni 4) — asgjë nuk ndizet përpara asaj. Nuk kemi piksel të Facebook-ut, nuk kemi rrjet reklamash dhe nuk ju gjurmojmë nëpër faqe të tjera.

↑ Torni all'indice

2. Çfarë ju kërkojmë dhe çfarë jo

Për cookies rreptësisht të nevojshme nuk ju kërkojmë leje, sepse pa to faqja nuk bën dot atë që i kërkuat ju — nuk ju mban dot të kyçur, nuk ruan dot një formular që e lini përgjysmë, nuk e mbron dot hyrjen nga keqpërdorimi. Kjo është përjashtimi që ligji njeh shprehimisht, dhe nuk e zgjerojmë përtej tij.

Për gjithçka tjetër — sot statistikat e hollësishme të vizitave — ju pyesim përpara, dhe asgjë nuk ndizet derisa të thoni po. Nëse thoni jo, ose nëse thjesht nuk përgjigjeni, ato nuk vihen në punë. Faqja funksionon njësoj në të dyja rastet: nuk ju bllokojmë përmbajtjen për të nxjerrë një pëlqim.

E vetmja gjë që bëjmë për të gjithë, pa ju pyetur, është një numërim anonim (seksioni 4). Ai nuk vendos asnjë cookie dhe nuk ruan asgjë në pajisjen tuaj, prandaj nuk ka nevojë për leje — por jua themi njësoj.

↑ Torni all'indice

3. Cookies rreptësisht të nevojshme

Këto vendosen gjithmonë. Disa prej tyre shfaqen vetëm nëse bëni veprimin përkatës — cookie e hyrjes vetëm nëse hyni, ajo e asistentit vetëm nëse i shkruani asistentit.

  • an_customer_session — Ju mban të identifikuar si klient pasi keni hyrë. Pa të, çdo faqe do t'ju kërkonte fjalëkalimin nga e para. Qëndron: 7 ditë (30 ditë nëse zgjidhni të mbeteni i kyçur).
  • an_employee_session — E njëjta gjë për stafin dhe profesionistët që hyjnë në portalin e punës. Vendoset vetëm nëse hyni si i punësuar. Qëndron: 7 ditë (30 ditë nëse zgjidhni të mbeteni i kyçur).
  • an_oauth_state — Një vlerë e rastësishme, e vendosur kur nisni hyrjen me Google ose Facebook dhe e kontrolluar kur ktheheni. Është mbrojtje kundër CSRF: pa të, dikush tjetër mund t'ju çonte drejt një hyrjeje që nuk e nisët ju. Fshihet sapo hyrja mbaron. Qëndron: 10 minuta.
  • an_ai_session — Mban fillin e bisedës suaj me asistentin dhe e mban të ndarë nga bisedat e të tjerëve. Vendoset vetëm nëse i shkruani asistentit. Qëndron: 6 orë.
  • an_order_grants — Ju lejon të shihni një porosi që bëtë pa llogari. Është e nënshkruar, që askush tjetër të mos shohë porosinë tuaj duke ndryshuar një numër në adresë. Qëndron: 30 ditë.
  • locale — Mban mend gjuhën që zgjodhët vetë nga çelësi i gjuhëve. Nuk përmban asgjë tjetër dhe nuk përdoret për t'ju njohur. Qëndron: 12 muaj.
  • an_consent — Mban mend zgjedhjen tuaj në këtë banderolë, bashkë me datën dhe versionin e njoftimit që patë. Pa të, do t'ju pyesnim sërish në çdo faqe — dhe nuk do të mund të provonim se ju kemi pyetur fare. Qëndron: 6 muaj.
  • albnova_service_draft, albnova_blueprint_draft, albnova_design_handoff — Ruajnë, në pajisjen tuaj, kërkesën për shërbim që po plotësoni, që të mos e humbisni nëse e mbyllni faqen në mes. Nuk na vijnë ne derisa të shtypni dërgo. Ruhet në hapësirën lokale të shfletuesit, jo si cookie. Qëndron: Derisa ta dërgoni kërkesën ose ta pastroni shfletuesin.
  • albnova_board_view, albnova.accountIntroSeen.* — Mbajnë mend zgjedhje të vogla pamjeje që bëtë ju — si e doni listën e punëve, a e keni parë tashmë një udhëzim hyrës — që të mos ju rikthehen në çdo vizitë. Ruhet në hapësirën lokale të shfletuesit, jo si cookie. Qëndron: Derisa ta pastroni shfletuesin.
↑ Torni all'indice

4. Statistika vizitash

Numërimi anonim, për të gjithë vizitorët. Për çdo ditë numërojmë vetëm totale: sa herë u hap secila faqe dhe nga çfarë lloj pajisjeje (celular, tablet ose kompjuter), sa herë u shtypën butonat Thirr, WhatsApp dhe «Kërko shërbim», sa herë u kalua secili hap i formularit të kërkesës. Nuk vendosim asnjë cookie, nuk ruajmë adresën IP, asnjë identifikues dhe asnjë pozicion klikimi: nga këta numra nuk dallohet dot një vizitor nga një tjetër. I mbajmë 25 muaj.

Statistikat e hollësishme, vetëm me lejen tuaj. Nëse i pranoni, shohim edhe nga erdhët (motori i kërkimit, një rrjet social, një faqe tjetër ose një reklamë), shfletuesin, pajisjen dhe gjuhën, cilat faqe patë dhe në çfarë radhe, sa qëndruat, deri ku lëvizët dhe ku klikuat në faqe. Edhe këto nuk vendosin asnjë cookie: hapat e një vizite i lidhim me një kod të përkohshëm, të nxjerrë nga adresa IP dhe shfletuesi bashkë me një vlerë të rastësishme që ndryshon çdo ditë dhe fshihet pas dy ditësh. Vetë adresa IP nuk ruhet, dhe të nesërmen nuk ju njohim më. Të dhënat e hollësishme i mbajmë 13 muaj; përmbledhjet ditore, pa asnjë identifikues, 25 muaj. Nëse e tërhiqni lejen, nga ai çast ju numërojmë vetëm anonimisht.

Faqet e stafit dhe të punonjësve tanë nuk maten fare, as vizitat e bëra nga një llogari e stafit. Asnjë nga këto statistika nuk përdoret për reklama dhe nuk u jepet palëve të treta.

Përdorim edhe Google Analytics 4 (Google LLC), me të njëjtën leje. Mbledh cilat faqe hapen dhe ngjarje konvertimi si dërgimi i një kërkese ose një mesazhi — kurrë emrin, telefonin, email-in apo tekstin që shkruani në një formular. Adresa juaj IP nuk ruhet: GA4 e anonimizon atë vetvetiu, para se ta regjistrojë ngjarjen, dhe kjo nuk mund të çaktivizohet. Të dhënat në nivel ngjarjeje mbahen parazgjedhimisht 2 muaj në llogarinë e Google Analytics — afati aktual i konfiguruar aty, jo diçka që kjo faqe mund ta ndryshojë vetë.

Vihet në punë vetëm pasi ju e lejoni në banderolë ose te «Cookies» në fund të faqes; asgjë nuk ndizet përpara asaj leje. Nëse e tërhiqni lejen — nga i njëjti vend, në çdo moment — cookies e mëposhtme fshihen dhe Google Analytics ndalon menjëherë së ruajturi diçka të re.

  • _ga — E vendos Google Analytics 4 për t'ju dalluar, në mënyrë anonime, nga vizitorët e tjerë dhe për të numëruar vizitat tuaja në kohë. Nuk përmban emrin, telefonin apo email-in tuaj. Qëndron: 2 vjet.
  • _ga_7RC0MLFMD4 — E vendos e njëjta Google Analytics 4, specifike për këtë faqe, për të ruajtur gjendjen e sesionit tuaj të vizitës — sa faqe keni parë dhe për sa kohë. Nuk përmban të dhëna personale. Qëndron: 2 vjet.
↑ Torni all'indice

5. Si e ndryshoni zgjedhjen

Në fund të çdo faqeje, te rreshti i dokumenteve ligjore, ndodhet «Cookies». Ai e rihap panelin e zgjedhjeve në çdo moment. Tërheqja e lejes është po aq e thjeshtë sa dhënia e saj — kjo është kërkesë e ligjit, jo mirësjellje e jona — dhe hyn në fuqi menjëherë, pa rifreskuar faqen.

Zgjedhjen tuaj e ruajmë në një cookie të vetme (an_consent), bashkë me datën kur e bëtë dhe versionin e njoftimit që patë. E mbajmë gjashtë muaj dhe më pas ju pyesim sërish, që një «jo» e dhënë njëherë të mos mbetet përgjigje e përjetshme.

Nëse i fshini cookies nga shfletuesi, fshihet edhe kjo — prandaj banderola do t'ju rishfaqet. Nuk është gabim: pa të nuk kemi si ta dimë se çfarë keni zgjedhur.

↑ Torni all'indice

6. Si i fshini nga shfletuesi

Pavarësisht nga zgjedhja juaj këtu, çdo shfletues ju lejon t'i shihni dhe t'i fshini vetë cookies e një faqeje, ose t'i bllokoni krejtësisht. Kjo bëhet te cilësimet e shfletuesit, zakonisht nën «Privatësi» ose «Të dhënat e faqeve».

Vini re se bllokimi i plotë prek edhe cookies e nevojshme: pa to nuk do të mund të hyni në llogari, nuk do t'ju ruhet gjuha dhe një kërkesë për shërbim e lënë përgjysmë do të humbasë. Nuk është dëmtim që shkaktojmë ne — thjesht ato cookies janë mekanizmi me të cilin faqja i kryen ato punë.

↑ Torni all'indice

7. Kush jemi dhe ku ankoheni

Kontrolluesi i të dhënave është Morals General Contracting SH.P.K., NUIS M62908201R, me adresë Rruga 28 Nëntori, ND 109/1, Elbasan, Shqipëri, që vepron nën emrin tregtar AlbNova. Për çdo pyetje mbi këtë faqe ose mbi të dhënat tuaja, shkruani në info@albnova.com ose telefononi në 069 611 0888.

Çfarë bëjmë me të dhënat personale në përgjithësi — jo vetëm ato që kalojnë nga cookies — shpjegohet në njoftimin për privatësinë, te /legal/privacy.

Nëse mendoni se të drejtat tuaja janë shkelur, mund të ankoheni pranë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al). Nëse ndodheni në Bashkimin Evropian, mund t'i drejtoheni edhe autoritetit mbikëqyrës të vendit ku jetoni.

↑ Torni all'indice